Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe nënkryetari Dardan Sejdiu, kanë reaguar ndaj thyerjes së xhamit në njërin nga autobusët e rinj të Trafikut Urban.
Njërit nga autobusët e rinj, që u lëshuan në qarkullim të premten, në 9-vjetorin e Ditës së Pavarësisë, sot i është thyer xhami, shkruan Telegrafi.
Ndaj këtij akti ka reaguar kryetari i Prishtinës, përmes një postimin në Facebook.
“Kot e kanë! Prishtina po bëhet”, ka shkruar Ahmeti.
Ndaj këtij akti ka reaguar edhe nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu.
“Për juve që po ju pengon transformimi i Prishtinës, ju them ne nuk ndalemi.
E Prishtina së shpejti do i ketë edhe 21 autobus të ri që vijnë për qytetit tonë.
Prishtinë të dua”, ka shkruar Sejdiu. /Telegrafi/