Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 44-vjeçar për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shkatërrimi i pronës”.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari thyente xhamat e makinave dhe më pas vidhte sendet personale brenda saj.
Arrestimi i J. V., 44-vjeç, banues në Durrës u bë në tentativë për të vjedhur sendet personale në një automjet, në lagjen 4 në Durrës.
“Nga hetimet rezultoi se shtetasi J. V., gjatë muajit prill 2023, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, në 6 raste, pasi ka thyer xhamat e automjeteve, me sende të forta, ka vjedhur sende të ndryshme në këto automjete”, bën me dije policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. /TCH/