Site icon Telegrafi

Thyen rekordin në vrapimin më të shpejtë së prapthi (Video)

Në Kansas të Shteteve të Bashkuara, një atlet ka thyer rekordin në vrapimin më të shpejtë së prapthi në distancën prej një milje.

Aaron Yoder ka hyrë zyrtarisht në Librin e Rekordeve të Ginisit, pasi ka përfunduar distancën prej 1,6 kilometra për  05:54:25, transmeton Telegrafi.

“Jam me fat që ndodhem në këtë vend, ku ëndrra bëhet realitet”, ka thënë Aron pasi ka kryer rrethin duke vrapuar në mënyrë të kundërt.

“Gjithmonë jam tallur nga shokët teksa vrapoja ndryshe. Por, tani jam unë që qesh i fundit”, ka shtuar më tej atleti. /Telegrafi/

Exit mobile version