Site icon Telegrafi

Thyen rekordin botëror të surfimit mbi turmë

DJ holandez kaloi dy orë, tre minuta e 30 sekonda në ajër duke u mbajtur në duar nga më shumë se 250 ndihmës në Hilversum, derisa shou i tij jepej në radion lokale 3FM.

Duke folur pas kësaj ngjarje Giel tha: “Duket e lehtë por është shumë e lodhshme. Çdo minutë prisni thyerjen në kurriz ose ndrydhje në kraharor”.

Giel arriti t’i grumbullojë 20.000 funte në këtë ngjarje të cilat do t’i dhurojë për bamirësi. /Telegrafi/

Exit mobile version