Site icon Telegrafi

Thyen rekordin botëror Guiness, mposht ‘Super Mario Bros’ me një kohë rekord prej 4 minuta e 54 sekonda

Një lojtar i përkushtuar i videolojërave theu një rekord botëror Guinness, duke mposhtur klasikun e vitit 1985 Super Mario Bros me një kohë prej 4 minutash dhe 54.565 sekondash.

Niftski, lojtar amerikan me rekorde të shumta, tha se arritja e kohës së thyerjes së rekordeve ishte rezultat i viteve të të luajturit të lojës Nintendo Entertainment System dhe orëve të tëra të rafinimit të teknikës së tij, për të përfshirë çdo truk të mundshëm për të hequr milisekondat e kushtueshme, transmeton Telegrafi.

“Nuk mund të theksoj se sa e rëndësishme është t’i bindemi thënies ‘ushtrimi të bën të përsosur'”, i tha ai Guinness World Records.

“Unë shpenzoj të paktën 90 për qind të kohës sime duke u stwrvitur dhe 10 për qind të kohës sime duke bërë vrapime të shpejta, që besoj se është një arsye e mirë pse ia kam arritur deri tani në këtë lojë”, shtoi ai.

Përpjekja e tij për vrapim me shpejtësi në janar përfundoi me një kohë prej 4 minutash dhe 54.565 sekondash, duke i dhënë atij titullin për përfundimin më të shpejtë të Super Mario Bros.

Niftski, i cili përdori një emulator dhe një tastierë kompjuteri për përpjekjen e tij, tha se ai ende nuk është mjaft i kënaqur me kohën e tij.

“Unë kam shumë ambicie për të ulur çdo rekord botëror të Super Mario Bros. në të paktën 4:54.3 para se të jem plotësisht i kënaqur”, tha ai. /Telegrafi/

 

Exit mobile version