Telegrafi

Thyen rekord në ngrënien e më së shumti hamburgerëve, për vetëm tre minuta (Video)

Takero Kobayashi e ka mundur konkurrentin e tij Vittorio Noschese, në garën për të ngrënë sa më shumë hamburgerë brenda tre minutave.

Japonezi 38-vjeçar ka hyrë në Librin e Rekordeve të Ginisit, duke ngrënë 12 hamburgerë për këtë kohë të shkurtër, transmeton Telegrafi.

Në organizimin që është zhvilluar në Itali, ai ka dalë fitimtarë meqenëse kundërshtari tij me trup shumë më të madh, nuk ka mundur më.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni garuesin truphollë që gëlltitë ushqimet e shpejta, duke i shoqëruar me ujë.

“Duhet të ketë organizëm shumë të fortë dhe jashtëqitje të mëdha” është një koment për këtë rast.

Ndryshe, ai është i njohur për ngrënie të shpejta dhe ka marrë disa herë titullin e fituesit, por nuk ka thyer më parë ndonjë rekord. /Telegrafi/