Site icon Telegrafi

Thyen murin e garazhit në katin e shtatë

Në vend të frenit të këmbës ai preku gasin dhe theu murin e garazhit në ndërtesën e Bank of America.

Për fat askush nuk u lëndua edhe pse në rrugë ranë pjesët e murit, por janë dëmtuar vetëm disa automjete të parkuara në rrugë, shkruan Daily Mail.

Policët arritën që ta kthejnë automjetin në ndërtesë sepse rrotat e fundit nuk i ishin dëmtuar. Ndërsa kalimtarët e rastit kanë fotografuar këtë pamje të pazakontë. /Telegrafi/

Exit mobile version