"Tani do të përgatitem për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness”, ka thënë 55-vjeçari Ho Eng Hui, i cili me profesion është shitës i ilaçeve tradicionale kineze.
Malejziani, i cili rekordin e ka vendosur të shtunën para qindra njerëzve, përfshirë edhe turistë të shumtë, ka qenë edhe rekorder i mëhershëm, pasi që për një minutë e 20 sekonda kishte hapur me një gisht tri arra të kokosit.
"Ky nuk është iluzion e as magji e zezë. Nga një mësues kinez i arteve luftarake nga Singapori kam mësuar se si të përdori fuqinë e gishtit tim”, ka deklaruar Ho.