Një market është vjedhur me dhunë në qytetin e Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës.
Sipas burimeve konfirmohet që ka marrë një sasi të vogël lekësh, rreth 30 mijë lekë të vjetra.
Nga pamjet e siguruara shihet një shtetas i cili ka thyer me gur derën e marketit dhe ka marrë lekët.
Bëhet me dije se shtetasi është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij nga policia. /Ora News/