Telegrafi

Thyen ‘dhëmbin e qenit’ duke kafshuar një qen

Gabriel Almeida, i cili jeton në periferi të Belo Horizonte në shtetin brazilian të Minas Gerais, e ka thyer ‘dhëmbin e qenit’ duke e kafshuar pitbullin në qafë me qëllim që ta mbronte vetveten.

Nga ky moment ai ka qenë mysafir në shumë qendra televizive ku e ka rrëfyer përvojën e tij të hidhur.

“E kapa për qafe dhe e kafshova. Nuk është diçka e vështirë. Është më mirë të humbësh një dhëmb sesa të humbësh jetën”, ka shpjeguar ai.