Një person është arrestuar, pasi që i njëjti ka kryer grabitje në një shtëpi në Fushë Kosovë.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se dy persona të dyshuar të panjohur, me maska kanë hapur me forcë derën e shtëpisë dhe nën kërcënimin e shkopinjve të drurit ia kanë grabitur çantën me dokumente personale, 1000 (njëmijë) € si dhe një zinxhir ari. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njësitet e hetuesisë pas një pune operative kanë identifikuar dhe kanë arrestuar të dyshuarin mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit dërgohet për 48 orë në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/