Telegrafi

Thuram zgjedh numrin në fanellën e Interit, tregon prapaskenat se si i dështoi transferimi dy vite më parë

Marcus Thuram është goditje e madhe e Interit në afatin kalimtar veror, me sulmuesin francez që iu bashkua zikaltërve si transferim i lirë pas largimit nga Borussia Moenchegladbach.

Sulmuesi francez ka zgjedhur fanellën me numrin 9 te Interi, derisa do të jetë tandem me Lautaro Martinezin pas largimit të dyshes Edin Dzeko e Romelu Lukaku.

25-vjeçari francez është në grumbullim me skuadrën në Japoni, teksa duke folur për mediat ka zbuluar se duhej të vishte fanellën zikaltër dy vite më parë, por atëherë dështoi gjithçka për shkak të lëndimit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Thuram i bashkohet Interit

“Unë duhej të isha këtu që dy vite më parë, pasi kishim arritur marrëveshjen, por lëndimi prishi gjithçka. Tani erdhi mundësia sërish dhe nuk u mendova dy herë”.

“Ndihem shumë mirë. Barella dhe Dimarco më bëjnë shumë për të qeshur. Flas shumë edhe me Calhanoglu e Mkhitaryan. Në përgjithësi të gjithë më kanë pritur mirë”, tha Thuram.

Lexo po ashtu Pse Thuramit iu largua nga qafa shalli i Interit pasi kreu testet mjekësore?

Tutje Thuram foli edhe për idenë e lojës së trajnerit Simone Inzaghi, teksa ka thënë se ka cilësitë e duhura për stilin e lojës që aplikon skuadra zikaltër.

“Si mund të përshtaten cilësitë e tua me idenë e lojës së Inzaghit? Ai dëshiron të sulmojë me shpejtësi, duke marrë thellësitë dhe besoj se unë kam cilësitë e duhura për këtë mënyrë loje”, tha Thuram. /Telegrafi/