Telegrafi

Thuram më i miri: Gladbach 2-2 Real Madridi, notat e lojtarëve

Borussia Monchegladbach dhe Real Madridi i kanë ndarë pikët në kuadër të përballjes në fazën e grupeve, pasi ndeshja përfundoi 2-2.

Golat për skuadrën gjermane i shënoi Marcus Thuram, derisa për Los Blancos realizuan Karim Benzema e Casemiro.

Real Madridi ishte skuadër më e mirë për një nuancë dhe mori notën e përgjithshme 6.87, gjersa Gladbachu u vlerësua me 6.82.

Lexo po ashtu Vetëm barazim për Real Madridin në takimin ndaj Monchengladbachut - Los Blancos barazuan në sekondat e fundit të takimit

Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë sfidë ishte Thuram që u notua me 8.9.

Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Vinicius Junior që u vlerësua me 6.2.

Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:

Foto: WhoScored

 

Foto: WhoScored

 

/Telegrafi/