Mbrëmë janë zhvilluar vetëm tre ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë.
Toronto Raprtors, Oklahoma City Thunders dhe Los Angeles Clippers kanë shijuar fitoret e para në këtë sezon të ri të NBA-s.
Raptors u treguan më efikas në takimin kundër Chicago Bulls duke triumfuar me një diferencë prej shtatë pikëve 107-100.
Kanadezët kishin në radhët e veta dy lojtarë që shënuan mbi njëzet pikë, përkatësisht Jonas Valanciunas realizoi 23 sosh dhe C.J. Miles një më pak.
Te ‘demat’ basketbollisti më efikas ishte Rubin Lopez me 18, i cili u ndihmua një pak nga Lauri Markkanen.
https://youtu.be/FEgJg5DqXcE?t=2
Clippersat fituan në derbin lokal ndaj Los Angeles Lakers me rezultat 108-92, ku vetëm në çerekun e fundit këta të fundit ishin më të mirë në parket.
Blake Griffin i Clippers realizoi “double-double” në saje të 29 pikëve dhe 13 kërcimeve gjersa në triumf dha kontribut edhe DeAndre Jordan me 14 pikë dhe Lou Williams me 12 sosh.
Te Lakers më i dalluari ishte Brook Lopez që shënoi njëzet pikë ndërsa dy më pak i shtoi edhe Jordan Clarkson.
https://youtu.be/0vJtH3frIVc?t=4
Në ndeshjen e fundit, Oklahoma për asnjë moment nuk e vuri në dyshim fitoren ndaj New York Knick duke e mposhtur me rezultat 105-84.
Megjithëse ylli i ekipit është Russell Westbrook, i cili shënoi 21 pikë, në këtë takim më efikasit ishin Carmelo Anthony me 22 sosh dhe Paul George me 28 pikë.
Por, Westbrook arriti të realizonte “triple-double” në saje edhe të dhjetë kërcimeve dhe asistimeve.
Te njujorkezët basketbollisti më i mirë në parket ishte Kristaps Porzinis, i cili njëkohësisht realizoi më së shumti pikë në takim, gjegjësisht arriti të bënte “double-double” në saje të 12 kërcimeve dhe 31 pikëve. /Telegrafi/
https://youtu.be/ZPOk3amd8TE?t=2