Telegrafi

Thunderbolt nga prilli

Intel lajmëroi partnerët se teknologjia do të jetë në dispozicion për të tjerët nga prilli i vitit 2012 do të filloj implementimi në kompjuterët e tavolinës dhe ata portativ – në mesin e të parëve që pritet ta instalojnë këtë ndërfaqe në pajisjet e veta janë Sony, Asus dhe Gigabyte. Për momentin përfaqësimin më të madh të Thunderboltit e kanë parandaluar çmimi relativisht i lartë i çipsetit (20 dollarë për copë) dhe prania gjithnjë e më e madhe e USB 3.0, ndërfaqe tjetër konkurrente të cilën në pajisjet e veta po e instalojnë gjithnjë e më shumë kompani. /Telegrafi/