Site icon Telegrafi

Thunder marrin fitore të madhe në udhëtim te Celtics, Lakers pëson nga Rockets

Oklahoma City Thunder ka marrë fitore të madhe në udhëtim te Boston Celtics 105:92 në derbin e mbrëmjes të NBA dhe kështu arritën fitoren e 15-të radhazi.

Bostoni kryesoi praktikisht gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e parë ishte 65:55, dhe Celtics e ruajtën atë avantazh gjatë gjithë çerekut të tretë (80:76).

Gjithsesi, Oklahoma bëri rikthimin e madhe në fund të ndeshjes, ndërsa Bostoni rrënohet tërësisht dhe ia heq fitoren nga duart.

Oklahoma fitoi 105:92, dhe heroi i saj përsëri ishte Shai Gilgeous-Alexander. Playmakeri kanadez shënoi 33 pikë, pati 11 kërcime dhe dha gjashtë asistime, si dhe pati tre vjedhje dhe dy bllokada.

Te Boston më efikasi në këtë ndeshje ishte Jayson Tatum me 26 pikë dhe 10 kërcime.

Skuadra më e mirë në ligë mbetet Cleveland Cavaliers, të cilët e mposhtën sonte Charlotte 115:105.

Darius Garland shkëlqeu me 25 pikë dhe Jarrett Allen regjistroi double-double me 19 pikë dhe 11 kërcime.

Ndërkohë Los Angeles Lakers ka pësuar humbje nga Houston Rockets me katër pikë diferencë 119:115.

Rezultatet:

Oklahoma – Boston 105:92

Washington – New Orleans 98:110

Cleveland – Charlotte 115:105

Orlando – Utah 92:105

Houston – LA Lakers 119:115

Golden State – Sacramento 99:129

Exit mobile version