Greta Thunberg ka përqeshur liderët botërorë me rastin e hapjes së samitit për klimën të mbajtur në Itali, duke akuzuar liderët se po bëjnë “premtime boshe” sa i përket ngrohjes globale.
Adoleshentja me një dozë humori citoi fjalimin e kryeministrit britanik Boris Johnson të mbajtur në prill, të cilit iu referua si “përqafim lepurushësh”, duke kritikuar politikanët për mospasje të planit B dhe ekonominë e gjelbër, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka planetë B, blla, blla – blla. Më mirë krijoni një ekonomi të gjelbër, blla-blla”, tha Thunberg gjatë fjalimit të saj.
Aktivistja e cila u bë e famshme me protestat kundër ndryshimeve klimatike në vendlindjen e saj në Suedi. /Telegrafi/