Telegrafi

Thumbohet në buzë nga dy bleta, mahitet me femrat që bëjnë intervenime kirurgjike (Video)

Jose Rivas nga Teksasi i Shteteve të Bashkuara, ka mbetur me buzë të fryra pasi është thumbuar nga dy bletë.

Por, në vend se të fshihet dhe të mos i shihet ënjtja, ai e ka realizuar një filmim komik ku mahitet me femrat që bëjnë intervenime kirurgjike, transmeton Telegrafi.

Madje, videoja ku ai e përmendë Kim Kardashian, që sipas tij do t’ia kishte zili, është parë mbi 11 milionë herë.

“Zonja, në vend se të shpenzoni mijëra dollarë në ato kolagjen për të pasur buzë të fryra dhe vibrante që gjithmonë i keni dashur, ja një mënyrë e lehtë, lëni dy bleta të ju thumbojnë”, ka thënë Rivas.

Ish pjesëtari i marinës, që është i martuar dhe ka fëmijë, tani ka buzë normale dhe i ka kaluar fryrja në buzë. /Telegrafi/