Site icon Telegrafi

Thumbimin që Messi ia bëri Ronaldos publikohet nga Lyoni në prezantimin e Almadas

Një mesazh i Lionel Messit u shfaq në njoftimin e fundit të transferimit të Lyonit që thumbon Cristiano Ronaldon pas komenteve të tij për Ligue 1 dhe Ligën Pro Saudite.

Lyon konfirmoi transferimin e Thiago Almada të mërkurën, me ish- yllin e MLS që u bashkua nga skuadra braziliane Botafogo.

Marrëveshja është përshkruar si një ‘huazim pa pagesë’ deri më 30 qershor 2025.

Almada është një reprezentues i Argjentinës me 6 paraqitje dhe 2 gola. 23-vjeçari tashmë ka marrë një medalje fituesi të Kupës së Botës pasi u përfshi në skuadrën e Katarit 2022.

Lyon njoftoi nënshkrimin me një video brilante në mediat sociale që shfaqte kolegun argjentinas Nicolas Tagliafico dhe një pamje gazmore nga Messi.

Gjatë videos, një mesazh me tekst nga ‘Lionel’ doli me një thumbim ndaj ‘Cristianos’, ndërsa aty thuhej: “Mos dëgjo Cristianon, Ligue 1 është e pabesueshme”.

Kjo vjen pasi ylli i Al-Nassr theksoi se Superliga e Arabisë është një ligë më konkurruese dhe sfiduese në krahasim me Ligue 1. /Telegrafi/

Exit mobile version