Ky është momenti kur një spiun rus që mendohet të ishte helmuar në Britani të Madhe u arrestua në Moskë “për ofrim të sekreteve Britanisë”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sergei Skripal, 66 vjeç, mbetet i sëmurë rëndë në spital pasi dyshohet se ishte ekspozuar ndaj një substance të panjohur dhe u gjend pavetëdije në një stol në Salisbury, Wiltshire.
Atij iu dha strehim në Mbretërinë e Bashkuar tetë vjet më parë pasi ai ishte një nga katër të burgosurit e përfshirë në një shkëmbim spiunësh midis SHBA-ve dhe Rusisë.
Dhe së fundmi janë shfaqur pamjet e vitit 2004, që tregojnë momentin që Skripal u arrestua nga organet e sigurisë në Rusi.
Pamjet thuhet se tregojnë spiunin duke u mbajtur me forcë nga stafi i sigurisë dhe pastaj i futur në një furgon.
Skripal u dënua me 13 vjet burg në vitin 2006 por u fal nga presidenti i atëhershëm rus Dmitri Medvedev në vitin 2010. /Telegrafi/