Mario Balotelli pati të shtunën perfekte, pasi fillimisht u fol për rikthimin e tij në Kombëtaren e Italisë, ndërsa ai u kundërpërgjigj ndaj këtij lajmi të mrekullueshëm për të me gol dhe asistim në fitoren e Adana Demirspor.
Ka shumë raportime se sulmuesi 31-vjeçar do të ftohet në skuadrën e Roberto Mancinit dhe do të ketë një takim në Itali në terrenin stërvitor të Coverciano javën e ardhshme.
Mancini po punon për ndeshjet e play-offit për Kupën e Botës në mars, ku Italia do të takohet fillimisht me Maqedoninë e Veriut.
Kjo do të ishte thirrja e parë për Balotellit nga vendi i tij në tre vitet e fundit dhe ai ishte në disponim për të festuar sot.
Ai doli nga bankina për Adana Demirspor dhe në vetëm tetë minuta arriti të shënojë një gol dhe të asistojë për Yunus Akgun në fitoren 5-0 ndaj Fatih Karagumruk.
SuperMario postoi pamjet e golit në Instagramin e tij. /Telegrafi/