Shefat e Pentagonit kanë dërguar një prej armëve më të sofistikuara pranë brigjeve të Koresë së Veriut.
Bëhet fjalë për një sistem anti-raketë, i projektuar për të interceptuar raketat bërthamore të vendit komunist.
Me një formë kaq futuristike, disa thonë se ngjan si anijet e filmave fantastiko-shkencorë.
Anija peshon 50 mijë tonë dhe struktura si glob shërben për të interceptuar raketat.
E quajtur “X-Band Radar”, thuhet se është kaq e fuqishme sa mund të pikasë një top bejsbolli mbi qiellin e San Françiskos nga ana tjetër e kontinentit.
‘Bisha’ me 28 kate ka një ekuipazh prej 86 personazh, përcjell mapo.
Mendohet se ka kushtuar mbi 1 miliardë dollarë.
Disa teoricienë të konspiracionit mendojnë se qëllimi i saj është më i madh sesa mbrojtja raketore.
Ata thonë se ajo mund të shkaktojë tërmete të fuqishme.
Një të tillë thuhet se e ka shkaktuar pa dashje në vitin 2011 në Japoni.
Bëhet fjalë për tërmetin që provokoi një cunami, duke lënë 15 mijë të vdekur.
Ajo gjendej në bazën e Perl Harbourit, por tashmë ka nisur lundrimin për t’u afruar me brigjet e Koresë së Veriut.
Sipas “The Sun”, qëllimi është mbrojtja nga raketat e Kim Jong-un.
Në shtator, vendi komunist kreu testin e pestë bërthamor.
Ndërkohë, Koreja e Veriut ka testuar mbi 20 raketa balistike, që mund të arrijnë në disa territore të SHBA.
Koreja e Veriut mendohet se po punon për një raketë balistike ndërkontinentale, në gjendje për të mbajtur mbushje bërthamore dhe goditur tokën amerikane jo vetëm në brigje, por deri në brendësi.