Site icon Telegrafi

Thuhet se kanë nisur një lidhje dashurie, por Selena Gomez dhe Zayn Malik njihen me njëri-tjetrin prej vitesh

Romanca e re e Selena Gomez dhe Zayn Malik mund të mos jetë aq e rastësishme pasi historia e dyshes mund të ketë nisur dy vite më parë.

Këngëtarja 30-vjeçare e cila ka shijuar një takim romantik në Neë York me ish e Gigi Hadidit, Malik thuhet se kishin flirte me njëri-tjetrin edhe shumë vite më parë.

Të dy thuhet se ishin njohur në vitin 2012, kur mikesha e ngushtë e Selenës, Taylor Swift ishte në lidhje me ish-kolegun e Zayn në “One Direction”, Harry Styles.

“Kishte diçka mes tyre vite më parë, kur Taylor dhe Harry ishin në lidhje, nuk më habit aspak që ata mund të jetë bashkë”, tha një burim i industrisë, shkruan DailyMail.

Taylor dhe Harry ishin në lidhje në vjeshtën e vitit 2012. Ata u fotografuan së bashkë për herë të parë në dhjetor dhe më pas u ndan muajin e ardhshëm.

Ndërkohë, një tjetër burim i tha Us Weekly që Zayn është shumë i interesuar për Selenën, por dyshja nuk janë ende shumë serioz me njëri-tjetrin.

Lexo po ashtu Selena Gomez dhe Zayn Malik nxisin thashethemet për një lidhje dashurie

“Zayn e njeh Selenën prej vitesh dhe është shumë i interesuar për të. Ai gjithmonë e ka admiruar atë dhe mendon që ajo është një person i mrekullueshëm si brenda ashtu edhe jashtë”, tha ky burim.

Gomez dhe Malik u raportua se ishin shumë të afërt teksa po shijonin një darkë romantike në New York javë e kaluar duke nxitur kështu dyshimet për një lidhje dashurie.

Selena ka një histori takimesh me emra të njohur përfshirë lidhjen me yllin e muzikës, Justin Bieber dhe The Weeknd.

Ndërkohë, Zayn është baba i një vajze nga lidhja me modelen e njohur Gigi Hadid. /Telegrafi/

Exit mobile version