Site icon Telegrafi

Thuajse të njëjtat firma në Maqedoni i fitojnë tenderët publik

Në tenderët shtetëror aplikojnë dhe fitojnë kompani të njëjta. Vetëm 4.800 nga rreth 70.000 ndërmarrje aktive në vend janë përfshirë në afarizëm me prokurimet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Shuma e plotë e prokurimeve publike për një vit arrinë në një miliard euro. Çdo tender i katërt i shpallur ka vetëm një ofertues, prandaj është i patjetërsueshëm një kontroll i shtuar i tërë procesit të prokurimit publik që do të duhej ta bënet Byroja e Prokurimit Publik.

Kështu thonë për Alsat-M nga Qendra për komunikim qytetar që tash e disa vite me radhë bën monitorimin e proceseve të prokurimit publik. Sipas kësaj qendre, shpesh shkelet Ligji për prokurim publik, ndërkaq në shesh dalin akuza për korrupsion në prokurimin publik.

Ekspertët udhëzojnë shfuqizimin e zgjidhjes ligjore që parasheh një kriter për dhënien e tenderit, atë të çmimit më të lirë, pra duhet që të merret parasysh edhe cilësia e shërbimit që e blen shteti. Gjithashtu propozohet edhe vendosja e dënimeve në para për shkelësit e ligjit./Telegrafi/

Exit mobile version