Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2015, 45.9% e subjekteve afariste kanë organizuar së paku një lloj trajnimi të vazhdueshëm profesional, njofton Telegrafi Maqedoni.
35% e subjekteve afariste kanë kryer kurse të brendshme, kurse 32.8% kanë kryer kurse të jashtme.
Trajnimi i vazhdueshëm profesional është i pranishëm te subjektet afariste që kanë mbi 250 punëtorë, respektivisht 70.4% e tyre kanë kryer së paku një trajnim të vazhdueshëm.
Nga numri i përgjithshëm i subjekteve afariste që zbatojnë trajnime të vazhdueshme, 63.7% janë subjekte shtetërore./Telegrafi/