Telegrafi

Thuajse gjysma e grekëve e kuptojnë përfshirjen e termit “Maqedonia” në zgjidhjen e çështjes së emrit

45% e grekëve kanë mirëkuptim për një emër të përbërë, ku do të përfshihet termi Maqedonia.

Kështu thonë rezultatet e hulumtimit të agjencisë “Prorata” për Institutin për politika alternative (IPA) në Greqi, përcjell Telegrafi Maqedoni.

23% e të anketuarve kanë thënë se përfshirja e termit Maqedonia në zgjidhje u shkakton mllef, 14% kanë thënë se u vjen turp që janë grekë, 13% janë shprehur zemërgjerë, kurse 5% kanë refuzuar të përgjigjen.

Sipas këtij hulumtimi, 45% e grekëve mendojnë se Maqedonia është armiqësore ndaj Greqisë. 69% konsiderojnë se Maqedonia nuk paraqet rrezik për integritetin territorial të Greqisë, kurse 21% mendojnë se paraqet rrezik./Telegrafi/