Ka disa teknika të thjeshta të cilat do ju mbajnë larg ngrënies së thonjve dhe heqjes së këtij vesi.
Ndonëse ngrënia e thonjve mund të konsiderohet fillimisht si një problem estetik, ajo mund të shndërrohet në një shqetësim të vërtetë për shëndetin.
Ky ves mund ta bëjë lëkurën përreth thoit të ndjeshme ndaj infeksioneve, dëmton pamjen e thonjve dhe shkakton depërtimin e baktereve në organizëm.
Ju tregojmë si ta eliminoni këtë ves të tmerrshëm.
Mbajini thonjtë të shkurtër: Në këtë mënyrë do jeni më pak të tunduar.
Aplikoni manikyr të hidhur: Shumë njerëz shkurajohen nga aroma e rëdë dhe shija e hidhur e manikyrit dhe kjo i pengon në ngrënien e tyre.
Përdorni metoda të ndryshme për t’i mbuluar: Ajo që mund të bëni është të vendosni thonj falso, të vendosni leukoplast ose të vishni doreza të paktën për një muaj.
Zëvendësojeni vesin e keq me një ves të mirë: Sa të ndjeni se doni të hani thonjtë merrni në dorë një top antistres ose diçka tjetër që jua mban duart të zëna.
Identifiko arsyen që të detyron t’i kafshosh thonjtë: Mund të jenë faktorë fizikë ose psikologjikë si për shembull mërzitja, stresi, ankthi etj. Duke zbuluar shkaktarin do zbuloni dhe si ta shmangni.
Provoni ta eliminoni gradualisht: Ka një mënyrë për ta bërë këtë gjë. Duhet të vendosni të rrisni vetëm njërin prej tyre dhe kur të shikoni rezultatin do nxiteni të rrisni dhe pjesën tjetër të thonjve.