Site icon Telegrafi

Thuajini lamtumirë njollave në këmishë (video)

Këmisha e bardhë është një veshje që me siguri ndodhet në gardërobën e çdo femre, por problemi i tyre janë njollat.

‘Të gjitha femrat i adhurojnë këmishët elegante të bardha, por ato njëkohësisht kanë frikë t’i veshin ato’, shkruajti skuadra Elizabeth & Clark në faqen e fushatës së tyre Kickstarter. Ndërkohë që femrat përgatisin mëngjesin për fëmijët dhe nxitojnë të arrijnë në punë, është e vështirë të veshësh një këmishë të bardhë në kohërat moderne e të arrish ta mbash atë pa njolla – por jo më.

Firma Kickstarter ka lansuar ëndrrën e çdo femre, një këmishë të bardhë, të bukur, të përballueshme si çmim, i përshtatet çdo trupi dhe quhet: “Këmisha rezistente ndaj njollave” ose The Unsustainable™ White Shirt.

Duke përdorur nanoteknologjinë, materiali i këmishës nuk lejon likuidet me bazë uji të lënë njolla mbi të.

Përveç këmishës klasike është krijuar edhe një bluzë T-shirt me të njëjtat ‘fuqi’ për femrat më sportive, shkruan Anabel. Kjo e fundit kushton vetëm 25$ ndërsa këmisha 40$. /Telegrafi/
 

Exit mobile version