Telegrafi

A thua është veshur në errësirë? Fanella mbi xhinse…mos është ky trend i ri?

Mbase Kourtney Kardashian është para kohës së vet dhe në këtë mënyrë na paralajmëron trend të ri, apo mbase vetëm është ngutur.

Gjithsesi, fanella e veshur mbi xhinse na duket më së paku bizare, transmeton Telegrafi.

Kourtney me buzëqeshje në fytyrë ka dalë nga studioja ku ka xhiruar pjesë për reality “Në hap me Kardashianët” dhe na duket që kjo veshje nuk i ka penguar aspak.

Kjo nënë e tre fëmijëve si edhe përherë, ka treguar linjën e përsosur trupore e veshur në xhinse të shqyera, ndërkaq me këtë kombinim mbase edhe ka paralajmëruar trendin më të ri të modës.

Kardashanët megjithatë asgjë nuk punojnë falas. /Telegrafi/