Telegrafi

Threads kalon shifrën e 90 milionë përdoruesve

Threads ka kaluar shifrën e 90 milionë përdoruesve të regjistruar vetëm disa ditë pas lansimit.

Ky lajm vije 1 ditë pasi e lansoi programin beta të Threads për përdoruesit në Android.

Meta e lansoi Threads të mërkurën për iOS dhe Android në 100 vende, dhe aktualisht është top aplikacioni falas në App Store, raporton Techlusive, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Twitteri besohet se ka censuruar Threads-in – ajo nuk shfaqet tek temat në trend

Aktualisht ka rreth 90 milionë llogari në aplikacionin Threads, bazuar në distinktivët e numrave që shfaqen në profilet e Instagramit të cilat shfaqen kur dikush i bashkohet aplikacionit të ri.

Me normën aktuale të regjistrimit të përdoruesve, Threads së shpejti do të arrij shifrën e 100 milionë përdoruesve.

Ndryshe, portalin Telegrafi mund ta ndiqni edhe përmes aplikacionit të ri ‘Threads’ – për momentin përmes dy profileve zyrtare, Telegrafi.com, si dhe Telegrafi Sport/Telegrafi/