Site icon Telegrafi

Thotë se kreu 13 vjet burg, edhe pse nuk ishte fajtor – dëgjojeni rrëfimin interesant të prishtinasit (Video)

Fakti që i ka flokët e rruara, po thotë të ketë qenë arsyeja e vetme pse u dënua 13 vite burgim në vitin 2002, dhe atë për një vrasje për të cilën këmbëngulë se nuk e kreu.

Mehdi Fazliu nga Prishtina, u akuzua se vrau Destan Osmanin nga Mitrovica, të shtunën e 10 qershorit të vitit 2001, në tregun e veturave në Bërnicë të Prishtinës. Aty i ndjeri kishte dalë të shes një veturë të tipit Golf 3 të dhëndrit të tij.

Sipas aktakuzës së ngritur nga prokurori Reshat Millaku, ky bashkë me Agron Canollin e dy persona të tjerë akoma të pa identifikuar, e rrëmbyen Osmanin nga tregu i veturave dhe e dërguan në një drejtim të pa njohur, e më pas viktima u gjet i vdekur në rrugë në fshatin Siçevë të Podujevës.

Aktakuza e më pas edhe aktgjykimi, u ngritën në bazë të deklaratës së një dëshmitarit të quajtur Gazmend Shala, i cili po atë ditë kishte blerë veturën e të ndjerit në treg.

Fazliu edhe pse e mbajti burgun prej 12 vitesh e 6-të muaj, thotë se këtë dënim e mori pa meritë.

Ai insiston se nuk e vrau Destanin sepse nuk e njohu kurrë as atë, madje as dëshmitarin e as personin më të cilin u akuzua se e kreu vrasjen.

I veçantë ishte edhe momenti i njohjes me bashkë kryesin e veprës, Agron Canollin, tek po prisnin në korridor të përballeshin me dëshmitarin, para gjykatësit hetues.

Exit mobile version