Pas paraqitjeve të mira me Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard, ka gjetur klubin e ri.
Belgu ka pranuar se ka arritur marrëveshje personale me Borussia Dortmundin dhe se tani i mbetet dy klubeve të gjejnë gjuhën e përbashkët.
“Kam marrëveshje personale me Borussia Dortmundin. Kam folur me ata. Tani është në mes të klubeve. Do të marrë pak kohë, por janë në bisedime”, ka thënë Hazard për VTM Nieuws.
Thorgan Hazard has told @VTMNIEUWS that he has agreed personal terms with Borussia Dortmund. Now it's up to the two clubs to agree on a fee #BVB #BMG pic.twitter.com/YWmjnJQJjU
— BVB Buzz (@BVBBuzz) April 28, 2019
Besohet se Gladbach nga ky transferim pritet të përfitojë rreth 30 milionë euro. Ky lajm nuk do të gëzojë aspak Liverpoolin dhe Arsenalin, pasi të dyja kishin shfaqur interesim serioz për lojtarin.
Vlen të theksohet se Thorgan është vëllai i yllit të Chelseat, Eden Hazard. Këtë sezon 26-vjeçari në Bundesliga ka shkëlqyer, ai është lojtari më i mirë i skuadrës së tij me nëntë gola dhe nëntë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=6oXsmK45K34