Site icon Telegrafi

“Thor: Love and Thunder” mund të publikohet në Disney+ në shtator

Foto: Marvel Studios

Në filmin e publikuar së fundmi “Thor: Love and Thunder”, Chris Hemsworth ripërsërit rolin e tij si Thor dhe lufton me të ligun Gorr të Christian Bale, i cili është në një mision për të shfarosur të gjithë perënditë në kozmos.

Për më tepër, Chris Pratt dhe pjesa tjetër e ‘Guardians of the Galaxy’ janë kthyer siç janë: Natalie Portman, Jane Foster dhe Tessa Thompson.

Taika Waititi, i cili më parë drejtoi filmin “Thor: Ragnarok”, është rikthyer në krye këtë herë dhe gjithashtu ka kontribuar në skenar.


Kur do të jetë i disponueshëm “Thor: Love and Thunder” në Disney+?

Nuk ka ende një datë zyrtare të publikimit për “Thor: Love and Thunder” në Disney+, megjithatë, duke pasur parasysh se “Eternals” debutoi në shërbimin e transmetimit 70 ditë pas debutimit të tij në teatër, “Black Widow” u publikua 90 ditë pas debutimit në kinema, “The Doctor Strange in the Multiverse of Madness”, shfaqja më e fundit teatrale nga Disney, debutoi në Disney+ 48 ditë pas daljes fillestare në ekranin e madh, mund të supozojmë se do të kalojnë rreth tre muaj derisa ta shohim Disney+.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Chris Hemsworth

“Thor: Love and Thunder” u publikua më 7 korrik, 48 ditë më vonë do të thotë se ka mundësi të publikohet më 24 gusht,

Në anën tjetër, 5 tetori është 90 ditë nga 7 korriku. Gjasat janë që filmi të debutojë në Disney + në shtator. /Telegrafi/

Exit mobile version