Përkundër fitores ndaj Eddie Hall, Hafthor Bjornsson mbeti me një sy të nxirë pas goditjeve që mori në meçin pulsues të boksit.
Ylli i “Game of Thrones” e rrëzoi dy herë rivalin e tij, në atë që është konsideruar si ndeshja më e rëndë e boksit ndonjëherë dhe fitoi me një vendim unanim.
Miku i tij, Larry Wheels, e shpërndau një fotografi të përbashkët me Thor në Instagram, në të cilën shihej syri i nxirë i 33-vjeçarit.
Njësoj është paraqitur edhe në një fotografi me të dashurën e tij, Kelsey Henson.
Bjornsson e ka respektuar kundërshtarin e tij duke thënë se ai di vërtet të godasë.
“E kuptueshme, ai dukej ende paksa i zemëruar ende. E humbi duelin, kështu që është gjithashtu e kuptueshme. Por, unë jam i lumtur, nëse e dëshiron revanshin, unë do të bëj një revansh pa problem”, ka deklaruar islandezi. /Telegrafi/
Thor cracks Eddie with a nice left hook at the end of Round 3, and the bell comes in clutch. 😳 #ThorVsEddie pic.twitter.com/zq9nB8y6MM
— Richie Vargas (@RichieRich93_) March 19, 2022