Telegrafi

Thonjtë – ngjyrat dhe format dominuese për vjeshtë

Ngjyrat e errëta, madje të pasura, janë rikthyer. Ndër këto ngjyra, bien në sy e kaltra në gri, vjollcë, e kuqja e errët, ngjyra kaki, ngjyra gri e zbehtë dhe gështenja, ndërsa tendenca e teksturës është figurat dhe xixat që krijojnë një ylber ngjyrash në dritë.

Cila është forma dominuese e thonjve?
Ndryshe nga stina e verës, kur forma ishte ovale, forma aktuale e thonjve është midis ovales dhe katrores.Cilat janë tendencat e artit të thonjve dhe stilit?
Tendenca e momentit është manikyri që shkon nga e zbehta deri në të errët, si dhe xixat dhe kristalet e vogla. /Telegrafi/