Site icon Telegrafi

Thonjtë me stil

Krahas formave mesatare që janë të rrumbullakëta në maje, gjithnjë e më shumë janë të shprehur thonjtë “si shigjetë” që ngjajnë në kthetër, ndërsa deri më tani i kanë bartur Lady Gaga, Beyonce, Jessie J, Katy Perry, Rihanna dhe Blake Lively.

Secila prej tyre ka arritur që t’ia përshtatë stilit të vet. Kështu thonjtë e Blake Lively janë rrethorë dhe të lyer me llak ngjyrë lëkure, ndërsa Rihanna dhe Lady Gaga thonjtë e tyre i kanë shprehur me llak më të errët.

A ju pëlqen ky trend, i cili megjithatë pengon realizimin e punëve të përditshme, duke qenë se thonjtë duhet të jenë shumë të gjatë për t’i formësuar në këtë mënyrë?

/Telegrafi/

Exit mobile version