Forcimi
Çka ju ndihmon vërtet kundër thonjve të thyeshëm?
* Për katër javë me radhë i lyeni thonjtë me materie për forcimin e thonjve. Edhe masazhet, me ca pika vaji të nxehtë ulliri, i bëjnë thonjtë më të qëndrueshëm.
* Prodhimet ushqimore, të pasura me kalcium (si për shembull qumështi, perimet e gjelbra), zinku (arrat) dhe një trajtim me ndonjë krem, forcojnë thonjtë nga brenda.
Thonj me ngjyrë të verdhë? Thonjtë marrin këtë ngjyrë për shkak të pigmenteve të ngjyrës së llaqeve, të cilat kanë depërtuar në pllakën e thoit.
* Për të parandaluar këtë, përdorni llak special, për të lyer thonjtë, para se t’i lyeni ata me llak me ngjyrë.
* Thonjtë pa llak, në vazhdimësi fërkojini me një gjysmë limoni.
* Ndihmë: përdorni zbardhës për thonjtë: ai i ndriçon thonjtë dhe u jep një shkëlqim të lehtë.
Formësimi
Me rëndësi: për të mbrojtur thonjtë nga plasaritjet, skalitini vetëm në një drejtim, nga jashtë brenda.
Model: Albina Maloku
Foto: Arsim Berisha