Më parë ngjyrosni thonjtë me ngjyrën që e dëshironi, më e mira është e bardha apo ndonjë nuancë më e shndritshme dhe të prisni që të thahet ngjyra në thonj, transmeton Telegrafi.com.
Në pjesën e najlonit me brushë hidhni një grumbull të vogël të ngjyrave të ndryshme të llakut. Gypin priteni, shkurtojeni dhe njomeni në llakun e thonjve dhe fryni nëpërmjet gypit në thonj.
Para se të thahet, lyejini me llak të pangjyrë në mënyrë që të përfitoni pamjen e lyerjes.
Kini para sysh që ky manikyr është pak “i parregullt”, andaj gishtat përreth thonjve mbroni me hansaplast.