Në Shtetet e Bashkuara është regjistruar një video, që nuk lë shije aspak të mirë.
Aty mund të shihet një burrë që ia heqë peshkut luspat, vetëm me thonjtë e tij shumë të fortë, transmeton Telegrafi.
Videoja shfaq momentin kur burri i largon pjesët e forta nga lëkura, vetëm duke e kaluar dorën sipër tyre.
E këtë ‘pastrim’ e bën edhe më rrëqethës fakti, se peshku është ende gjallë dhe përpëlitet në agoni.
“Nuk ke nevojë për përdorësh asgjë, përpos asaj që të ka dhënë Zoti”, dëgjohet duke thënë ky njeri, i cili duket se për një kohë të gjatë, i shfrytëzon thonjtë për kësi pastrimi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Xq6g6AfLY-k