Thonjtë me këtë tretësirë, jo vetëm se duken më bukur në krahasim me thonjtë me xhel apo akril, por në të njëjtën kohë përmirësojnë strukturën e tyre.
Amire Gashi
Estete e thonjve
Qendra estetike-kozmetike “estethica”
044/049 344-284, 038/733-407
www.estethica-ks.com
facebook.com/estethica.prishtine
‘Shellac’ është i paraparë të qëndrojë deri në 14 ditë në thonj natyral dhe nuk paraqet ndonjë rrezik. Sipas prodhuesit jepet ky deklarim, por ne realitet qëndrueshmëria e tij vazhdon deri në 4 javë, pasi që është aplikuar disa herë radhazi.
Thonj të bukur të rregulluar me xhel shohim çdoherë, por jo sikur thonjtë me ‘Shellac’ që duken më natyral.
Thonjtë me xhel apo llak të thjeshtë pothuajse pas disa ditësh fillojnë të çahen ose të thyhen, por tani ky problem është evituar.
‘Shellac’ aplikohet në mënyrë më të lehtë, pa kohëzgjatje të tharjes dhe me një shkëlqim gjatë gjithë kohës sikur në ditën e parë të aplikimit.
Si funksionon ‘Shellac’?
Kjo tretësirë si produkt aplikohet pothuajse njëjtë sikur llak xheli me ndihmën e llambës UV që ndihmon të mos ketë plasaritje gjatë kohës së tharjes.
‘Shellac’ për thonj të thatë dhe që thyhen
Posaçërisht femrat që kanë këtë problem drejtohen tek qendra jonë për të aplikuar këtë produkt. Për ato që kanë problem me thonj të butë që thyhen, preferohet të aplikojnë ‘Shellac’ për arsye se aplikohet dhe largohet pa gërryerje.
Nëse produktin e largojnë në shtëpi në mënyrë joprofesionale, atëherë i dëmtojnë thonjtë. Estetët ju preferojnë që aplikimi dhe largimi i tij të bëhet në mënyrë profesionale.
Në qoftë se dëshironi një kohë të pushoni dhe t’i lëni thonjtë tuaj natyral, mos i lyeni me ndonjë llak të thjeshtë, por me kremra hidratuese/ujore.
Sa preferohet ‘Shellac’?
Me të vërtetë, tretësira qëndron më gjatë se llakat e thjeshtë, por asnjëherë me një kohëzgjatje si ‘Shellac’, pa thyerje, pa dëmtim të thonjve si dhe me shkëlqim si në ditën e parë të aplikimit. Këtë edhe më mirë e vëni re gjatë largimit të tij, ku thonjtë janë po në atë gjendje sikurse ne ditën e aplikimit.
Mund të aplikohet radhazi pandërprerë për muaj me radhë.
‘Shellac’ është produkt që duket bukur çdoherë; ndihmon edhe strukturën e thonjve. Pra, do të keni bukuri të shëndetshme. /Telegrafi/