Kombinimi i një diete të ekuilibruar mirë, një regjim i menduar mirë dhe një higjienë e mirë personale mund t’ju jap thonj të denjë, të bukur dhe të shëndetshëm
Aurora Kurteshi, estetiste
Qendra estetike-dermatologjike “estethica”
044/049 344-284
www.estethica-ks.com
fb – instagram: estethica.prishtine
Ujësimi/hidratimi i duarve është shumë i nevojshëm. Kur përdorni losion ose vaj për duart tuaja, sigurohuni që ta përdorni edhe në kutikula dhe thonj.
Larja e rregullt e duarve ose përdorimi i dezinfektuesit të duarve mund të thajë lëkurën dhe shtratin e thonjve shpejt, kështu që përpiquni t’i ujësoni/hidratoni pas çdo larje, nëse është e mundur.
Vaji i kokosit është i shkëlqyeshëm për thonj dhe kutikula. Shmangni largimin e kutikulave gjatë manikyrit. Kutikulat janë menduar të jenë një pengesë për bakteret dhe prerja e tyre mund të shpie në infeksione të ndryshme.
Ju mund t’i lëmoni dhe t’i shtyni ato me një shtytës të kutikulave dhe t’i shkurtoni vetëm pjesët e vdekura të lëkurës. Mbroni kutikulat tuaja duke i lyer me vaj ulliri ose me vaj bajamesh paraprakisht.
Një manikyr natyral për forcimin e thonjve nuk është asnjëherë një ide e gabuar.
Ju rekomandojmë një trajtim të thjeshtë në kushte shtëpie:
Marrim një enë të thellë të mbushur me pak ujë në temperaturë të dhomës, hedhim 1 lugë kripë dhe një filxhan të vogël vaj ulliri dhe i mbajmë duart 15-20 min.
Këtë përzierje mund ta aplikoni çdo mbrëmje, derisa të arrini rezultatin e dëshiruar.
Dieta është shumë e rëndësishme për të ruajtur thonjtë e shëndetshëm. Proteinat, siç janë Acidet Yndyrore Omega-3, janë vendimtare. Ushqimet me Biotinë zvogëlojnë brishtësinë dhe Seleni parandalon zbardhjen e shtretërve të thonjve.
Pini shumë ujë për të qenë të ujësuar/hidratuar!
Thonjtë janë të bukur vetëm kur janë të përkujdesur dhe të shëndetshëm dhe me ndihmën e këtyre trukeve do t’i bëni tamam të tillë. /Telegrafi/