Telegrafi

“I thonim shpirtit dil” – Selmanaj rrëfen për torturat çnjerëzore nga UDB-ashët

Rasim Selmanaj, përshkroi torturat brutale që kishte përjetuar nga UDB-ja gjatë regjimit serbo-jugosllav. Ai theksoi se Mehmet Loci ishte një nga torturuesit kryesorë, duke përdorur metoda nga më të dhunshmet.

Goditje me grushte e shufra hekuri, kishin përdorur UDB-ashët e ish-regjimit serbo-jugosllav ndaj veprimtarëve të çështjes kombëtare shqiptare.

Selmanaj në “Debat Plus” e ka theksuar se pjesëtari i UDB-së Mehmet Loci, ishte një nga torturuesit kryesorë të tij dhe të aktivistëve të tjerë.

Selmanaj përshkroi se metodat e torturës përfshinin goditje me grushte dhe shufra hekuri, dhe theksoi se goditjet në këmbë ishin jashtëzakonisht të dhimbshme.

“Përveç grushteve e shuplakave, me pendrek, na ka rreh shumë duarve, janë ajë s’kemi mund të kapi asnjë stilolaps. Tortura më e vështirë ka qenë këmbëve, shumë e papërballueshme. I thonim shpirtit del por e kemi përballu. Kur mbërrike kulmi i torturës me njëqind e dyqind goditje, vdekja ka qenë gjëja më e dëshiruar. Mirëpo që sot jemi gjallë i kemi mbijetua ato situata. S’kam qef me i rrëfy, por ideja juaj për këtë intervistë është e mirë. Kur jemi çliru menjëherë ndërkombëtarët… kish qenë mirë shteti me i marrë në pyetje jo me i torturu, por vetëm me i marrë në pyetje ata”, tha ai./TV Dukagjini/