Këtë sezon bizhuteritë në dizajne lozonjare janë në modë
Barten motive deti, si në formë guacash apo yjesh deti, të cilat janë pjesë e pazëvendësueshme e çdo stine verore, por edhe në formë koralesh, të cilat mund të lartësojnë një kombinim të thjeshtë.
Jemi dëshmitarë të rrjedhës ciklike të tendencave, ndaj edhe aksesorët e modës marrin momentin e tyre të lavdisë.
Këtë sezon, minimalizmi zëvendëson “dekorimin” me bizhuteritë, që do të thotë; më shumë më mirë. Kjo nuk do të thotë që ju duhet ta teproni, por mund të lozni me aksesorët.
Guxoni të vishni disa bizhuteri të çmuara të harruara që ranë në harresë me ardhjen e trendit minimalist.
Nëse keni karficën tuaj të vjetër ose të nënës ose gjyshes suaj, tashmë keni bërë gjysmën e punës, transmeton Telegrafi.
Skena e stilit të rrugës ishte e mbushur me këta aksesorë në pulovra dhe xhaketa, ndërsa shtëpitë e modës si Miu Miu i kanë përfshirë në koleksionet e tyre.
Ashtu si çantat e mëdha, bizhuteritë e mëdha janë kthyer, si unaza apo vathë të mëdhenj.
Vishen motive deti, si guackat apo yjet e detit, të cilat janë pjesë e pazëvendësueshme e çdo stine verore, por edhe koralet, të cilat mund të lartësojnë shumë mirë një kombinim të thjeshtë mode.
Teksa shtëpitë e mëdha të modës rifutën motivin me lule, por në formën e aksesorëve të modës, është e kuptueshme që të gjitha markat ofruan versione më të përballueshme.
Frymëzohuni nga zbukurimet e paraqitura nga artisti i modës Daniel Roseberry për Schiaparelli dhe çoni deklaratën tuaj të modës në një nivel tjetër. /Telegrafi/