Telegrafi

I thonë se do ta punësojnë, ia marrin 200 euro

Policia e Kosovës njoftoi se kanë arrestuar dy të dyshuara femra, pasi të njëjtat me pretekstin se do ta punësojnë në kopsht të fëmijëve viktimën ia kanë marrë 200 euro.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamdi Mramori” në Prishtinë, të mërkurën në 14:15.

“Janë arrestuar dy të dyshuara femra K-Shqiptare, pasi që të njëjtat me pretekstin se do ta punësojnë në kopsht të fëmijëve viktimën femër K-Shqiptare ia kanë marrë 200 euro. Me vendim të prokurorit të dyshuarat pas intervistimit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin policor. /Telegrafi/