Telegrafi

Thompson, Durant e Curry shkëlqyen në fitores e Warriors ndaj Raptors (Video)

Në orët e para të ditës së sotme janë zhvilluar katër ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. 

Kampioni i NBA-së, Golden State Warriors po vazhdon me fitore të njëpasnjëshme duke mos njohur kundërshtar.

Luftëtarët kësaj radhe triumfuan kundër skuadrës kanadeze Toronto Raptors me rezultat të ngushtë 127-125.

Pjesa e parë u takoi kampionëve që krijuan një diferencë të madhe të pikëve, e cila ishte e pamundshme të përmbyset në njëzet minutshin e dytë nga ana e kanadezëve.

Tre basketbollistë shkëlqyen me paraqitjet e tyre te Warriors, ku më i miri ishte Klay Thompson me 26 pikë. Një më pak e shënoi Kevind Durant ndërsa Stephen Curry realizoi 24 sosh.

Por, basketbollisti më i mirë në parket ishte DeMar DeRozan, i cili shënoi hiq më pak se 42 pikë, i cili ishte edhe një rekord personal.

Pas kësaj, Warriors ka bilanc prej 35 fitoreve dhe nëntë humbjeve ndërsa për Raptors kjo ishte humbja e 12 kundrejt 29 triumfeve.

Theksojmë se takimin e radhës Golden State do ta zhvillojë ndaj nënkampionit, Cleveland Cavaliers ndërsa Raptors do të takohen me Philadelphia 76ers. /Telegrafi/

Rezultatet tjera:

Washington 119-113 Brooklyn

Chicago 107-105 Detroit

San Antonio 112-80 Denver