Chelsea do të përballet pas një ore me skuadrën e Plymouth në kuadër të FA Cup.
Por ditën e sotme klubi londinez ka marrë rezultatet nga testet e fundit që kanë bërë para kësaj sfide.
Trajneri gjerman i Chelseat, Thomas Tuchel ka rezultuar pozitivë dhe ka qenë klubi londinez që ka njoftuar një gjë të tillë.
“Thomas Tuchel ka rezultuar pozitv me Covid-19. Trajneri i Chelseat tani do tëndjekë protokollet e nevojshme të izolimit dhe shpreson të bashkohet me ekipin në Abu Dhabi gjatë javës së ardhshme”.
Tuchel tests positive for Covid-19. ⤵️
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 5, 2022
“Skuadra flutuon për Kupën e Botës për Klube pas ndeshjes së sotme të pasditës në FA Cupa me Plymouth”, thuhet në njoftimin e Chelseat.
Tani Tuchel do të duhet të rezultojë negativ në mënyrë që t’i bashkohet klubit në Abu Dhabi për Kupën e Botës për klube. /Telegrafi/