Trajneri i Bayern Munichut, Thomas Tuchel, ka lënë të kuptohet se ata janë të etur për të mbyllur një marrëveshje për mbrojtësin e Newcastle United, Kieran Trippier.
Trajneri gjerman pranon se po kërkojnë një lojtar të tipit të anglezit.
Ai tha se nuk mund të flasë me “emra”, por tha: “Është e komplikuar. Klubet e tjera synojnë të njëjtën gjë”.
“Afati i transferimeve dimërore është më e komplikuar se ai i verës. Ne nuk duam që klubet e tjera të flasin për lojtarët tanë. Pozicionet ku duhet të forcojmë skuadrën tonë janë të përcaktuara mirë”.
“Ne kemi një mesfushor të djathtë që luan si mbrojtës i djathtë. Ne do të donim dikë që mund të na ndihmojë më shumë atje (mbrojtës i djathtë)”.
“Nëse ne kemi një mundësi për të fituar (mbi) lojtarë të tjerë siç bëmë me Eric Dier , nëse jemi të bindur për karakterin e tyre, nëse kemi mundësi, atëherë do ta bëjmë atë. Por, pakoja është e madhe sepse ne jemi duke luajtur në një nivel të lartë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/