Thomas Strakosha është një nga perspektivat e Lacios dhe klubi roman kërkon sa më shpejt mbylljen e rinovimit të kontratës me të.
Mediat afër lacialëve bëjnë me dije që drejtuesit e Lazios po punojnë për të zgjatur marrëveshjen e bashkëpunimit me gardianin e talentuar shqiptar.
Vetë Thoma Strakosha ka një kontratë që i skadon me Lazion në verën e ardhshme dhe për këtë arsye drejtori sportiv Igli Tare po bën gati kontratën e re nga e cila kuqeziu do të përfitojë një pagë disa herë më të lartë se ajo aktuale.
Ka edhe një fakt tjetër që klubi nëse nuk bën rinovimin, në qershor rrezikon shumë të humbasë portierin që mund të shkojë diku tjetër edhe me parametër zero.
Vetë Lazio, por edhe opinioni mediatik e ka cilësiar si një risi dhe zhvillim të klubit gardianin shqiptar, transmeton oranews.
Shumë shpejt pritet takimi mes drejtuesve të klubit dhe agjentit të Thoma Strakoshës me portierin që pritet të firmosë zyrtarisht marrëveshjen e rinovimit, që me shumë gjasa do të zgjasë deri në vitin 2021.
Këtë sezon performanca e portierit ka qenë në nivele të pëlqyeshme, teksa prezenca e tij në portë ka qenë një garanci më shumë.
Edhe pse ky është sezoni i tij i parë si protagonist në Serinë A, 21-vjecari ka përcjellë shumë siguri mes shtyllave dhe në portë dhe Lacio ka marrë rezultate më të mira se me Marchettin. Sidoqoftë porta nuk është ende në duart e tij, por e Marcchettit, edhe pse Strakosha është një rrezik më vete për ta zëvendësuar.