Telegrafi

Thomas Partey deklarohet për herë të parë si lojtar i Arsenalit

Foto: FC Arsenal

Thomas Partey është deklaruar për herë të parë si lojtar i Arsenalit.

Mesfushori kompletoi kalimin te The Gunners në afatin kalimtar të kësaj vere nga Atletico Madridi.

Partey ka thënë se edhe pse nuk kishte arritur ende te Topçinjtë, kishte pranuar shumë mesazhe nga tifozët.

“Isha shumë i lumtur dhe i ngazëllyer. Unë nuk isha ende te Arsenali dhe ata (tifozët) ishin të çmendur pas meje”, ka thënë mesfushori.

“Kam pranuar shumë mesazhe nga përkrahësit ‘Bashkohu me klubin ose ne nuk do të flemë – ishte një ndjenjë e madhe”, ka shtuar më tej ai.

Arsenali ka paguar plotë 50 milionë euro për transferimin e Parteyt, aq sa ishte klauzola e tij. /Telegrafi/