Antonio Valencia duket se do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij edicioni.
Mbrojtësi 33-vjeçar është futur në vitin e tij të fundit të kontratës dhe nuk do t’i rinovohet nga Djajtë e Kuq.
Valencia ka pasur këtë vit probleme me lëndime dhe nuk ka luajtur më shumë se tetë takime në të gjitha garat.
Kësisoj Djajtë e Kuq janë hedhur në treg për të kërkuar një mbrojtës të krahut të djathtë.
Emri i ri në listën e United është ai i belgut Thomas Meunier që aktivizohet te gjiganti francez Paris Saint Germain.
27-vjeçari ka edhe një vit e gjysmë kontratë me kryeqytetasit francez dhe ka shprehur dëshirën për të luajtur në Ligën Premier.
Për ta transferuar Meunierin në Old Traford, United ka gati 25 milionë euro. /Telegrafi/